10 qytetet evropiane që janë ‘ekonomik’ për t’u vizituar

Posta Mbretërore e Mbretërisë së Bashkuar, ka postuar barometrin vjetor të kostove të qytetit, duke postuar çmimet nga kostoja e një kafeje, deri tek tarifat e hyrjes së galerive, si dhe çmimin për dy netë akomodim me tre yje për dy të rritur

43

Cilat janë prioritetet tuaja kur planifikoni pushime në një nga qytetet europiane? Ushqimi i mirë? Kultura apo historia interesante? Sigurisht që këto faktorë janë tepër të rëndësishëm, por ajo së cilës ne i japim  përparësi është kostoja që na nevojitet për të shpenzuar.

Posta Mbretërore e Mbretërisë së Bashkuar, ka postuar barometrin vjetor të kostove të qytetit, duke postuar çmimet nga kostoja e një kafeje, deri tek tarifat e hyrjes së galerive, si dhe çmimin për dy netë akomodim me tre yje për dy të rritur.

Qyteti që kryeson listën ndodhet në Lituani dhe quhet Vilnius. Kapitali i Lituanisë është i njohur gjithashtu për qytetin e tij piktoresk të vjetër mesjetar, arkitekturën baroke, artin në rrugë dhe historinë e larmishme. Zyra e Postës raporton se në Lituani mund të udhëtoni nga aeroporti i qytetit për në qendër më vetëm 1,75 funta ($ 2.28), plus dy netë akomodimi në një hotel me tre yje për dy të rritur do t’ju kushtojë vetëm £ 70 ($ 91).

Në anën tjetër të spektrit, Reykjavik, kryeqyteti i Islandës, është qyteti më i shtrenjtë në Evropë. Kjo do të jetë pak e çuditshme për ata persona që nuk e kanë vizituar këtë vend por Islanda, vendi i akullit dhe dëborës, është e njohur për të qenë e shtrenjtë.

Advertisement

Mundësitë e tjera tepër ekonomike për t’u vizituar, janë Beogradi, Serbia – ku arkitektura sovjetike është e vendosur pranë ndërtesave të arteve të reja dhe një shishe birrë lokale do ju kushtojë vetëm 1,89 £ (2,46 $). Europa Lindore është një nga rajonet më të lira në Evropë, tregon barometri – një udhëtim në Varshavë në Poloni, numri tre në listë, do të kushtojë 160.35 euro, ndërsa Bukureshti në Rumani, i renditur në vend të pestë, do ju kushtojë rreth £167,74, për një fundjavë.

Bratislavia në Sllovaki, Moska në Rusi dhe Praga në Republikën Çeke renditen në top 10-shen, ndërsa Budapesti në Hungari renditet në vend të 11-të. Më poshtë ju rendisim top 10-shen e vendeve të cilat janë më ekonomike për t’u ‘’arratisur’’ gjatë fundjavave, duke specifikuar anash sasinë e parave që do ju nevojiten :

  1. Vilnius, Lituani – £ 147.35 ($ 191.92)
  2. Beograd, Serbi – £ 151.57 ($ 197.41)
  3. Varshavë, Poloni – £ 160.35 ($ 208.85)
  4. Stamboll, Turqi – £ 166.83 ($ 217.29)
  5. Bukureshti, Rumani – £ 167.74 ($ 218.47)
  6. Porto, Portugali – £ 172.60 ($ 224.80)
  7. Riga, Letoni – £ 178.60 ($ 232.62)
  8. Bratislavë, Sllovaki – 182,02 $ (237,07 $)
  9. Moska, Rusia – £ 186.87 ($ 243.39)
  10. Pragë, Republika Çeke – £ 190.19 ($ 247.71)