2019-ta viti i NATO-s, për shqiptarët

Pas shpalljes së 2019-ës si viti i NATO-s nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, 20 vjet pas ndërhyrjes historike të Aleancës në Kosovë, atë e ka mbështetur edhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama duke e quajtur si ide të qëlluar sepse ky vit njëherit përkon edhe me 10 vjetorin e hyrjes së Shqipërisë në NATO.

173

Kryeministri Edi Rama, ka përshëndetur idenë e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për të shpallur vitin 2019 si vitin e NATO-s në kuadër të 20 vjetorit të ndërhyrjes historike të Aleancës në Kosovë.

Rama shkruan në një postim në Twitter se ky vit përkon dhe me 10 vjetorin e hyrjes së Shqipërisë në këtë organizatë.

“E përshëndes idenë e goditur të Hashim Thacit për shpalljen e Vitit të NATO-s 20 vjet pas ndërhyrjes historike të Aleancës në Kosovë. Ky vit përkon me 10 vjetorin e Shqipërisë në NATO. Le ta bëjmë ditën e kufirit “Shengen” në Morinë një moment kulmor të këtij Viti të NATO-s.

Advertisement