30 ditë paraburgim për serbin e akuzuar për krime lufte

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, si dhe të dyshuarit Z.K, ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh

64

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit të nacionalitetit serb me inicialet Z.K, pasi që dyshohet se ka kryer veprat penale të krimeve të luftës në Kosovë gjatë vitit 1999.

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, si dhe të dyshuarit Z.K, ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Sipas Prokurorisë Speciale, i dyshuari Z.K, dyshohet se ka kryer veprat penale të  krimeve të luftës në Kosovë, konkretisht në fshatin Nerodime e Epërme, Komuna e Ferizajt, gjatë vitit 1999.

Advertisement