6 raste të tjera me koronavirus, në mesin e tyre edhe një 4-vjeçare

371

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka bërë të ditur shifrat e fundit të të prekurve në vend nga koronavirusi. Sipas tij deri në orën 16:00 janë diagnostikuar edhe 6 pacientë të rinj me koronavirus duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në 48.
Në mesin e tyre është edhe një vajzë 4-vjeçare nga Shtipi që ishte infektuar në një kopsht fëmijësh në Angli. Familja është kthyer në në vend në 14 mars dhe ishte në izolim . Testi erdhi dje, dy ditë pasi vajza përjetoi simptomat e saj të para.
Ndërsa 3 raste të reja të koronavirusit janë regjistruar në Dibër, një rast është regjistruar në Shkup. Pacienti ka qenë në kontakt me të diagnostikuar me koronavirus më parë.
Ndërsa një rast është konfirmuar edhe në Gostivar. Bëhet fjalë për një grua të kthyer nga Zvicra e cila ishte në izolim në shtëpi. Edhe ajo ka qenë në kontakte me një pacient me koronavirus në Zvicër.

Aktualisht, 35 persona janë duke u testuar, dhe rezultatet do të shpallen në orët në vijim.