A do ta shpëtoj Azizi Perëndimin?

Përmes një humori të hollë, hera herës përmes ironisë së thellë shpërfaqet edhe ngufatja e perëndimit në vorbullën e vet, në të përkryerën të plotësuarën dhe përmbushjen si pakuptimësi, me ç’rast gjithçka të jashtme e koncepton përmes arsyes që përfundon në mos njohje dhe frikë.

365
Latif Mustafa - Foto: ©Rromir Imami

Mbrëmë, “Qendra Teatrore për Fëmijë” në çarshinë e Shkupit, ishte një tempull i vërtetë Dionisi, me të qeshura e të qara të përlotura. Të kesh një teatër në çarshi është bekim. Aq më tepër të kesh individ që  brengosen për gjendjen shpirtërore të njerëzve të këtij nën qielli, është dyfish bekim. Të tillë mund t’i quajmë edhe profesorët Refet Abazin dhe Ismet Ramadanin të cilët së bashku me studentët e tyre, dhanë shfaqjen e temës së diplomës, “Azizi ose Dasma që shpëtoi qytetërimin perëndimorë” të Pedrag Luciqit.

Në pak fjalë,  përmbajtja e dramës së mbrëmshme është simbiozë e fenomenit një dimensional të perëndimit modern dhe kaosit global të epokës së terrorizmit dhe pasigurisë botërore, e tërë kjo e futur brenda një kornize dasme dhe një mysafiri të paftuar. Për më tepër, në dasmën borgjezëve të vegjël të Bertolt Brechtit, ku shpalosen xhelozia, lumturia e rrejshme, imoraliteti dhe kolapsi i qytetërimit perëndimor, nga qielli si një Deus ex Machina, zbret një lindor, në arab maroken që përkundër projektimit orientalo-terrorist që i bëhet ai i zgjat dorën mistike dhe plot shpirtnore për ta shpërtuar qytetërimin perëndimor.

Përmes një humori të hollë, hera herës përmes ironisë së thellë shpërfaqet edhe ngufatja e perëndimit në vorbullën e vet, në të përkryerën të plotësuarën dhe përmbushjen si pakuptimësi, me ç’rast gjithçka të jashtme e koncepton përmes arsyes që përfundon në mos njohje dhe frikë. Madje edhe vetë perceptimin e qenies së Zotit, që brendësia e tij “përbëhet nga frikërat tona” njashtu edhe të huajën tej pellgut të tyre e kundrojnë përmes frikës, pa ndërfutur intuitën dhe empatinë. Në anën tjetër, Azizi, emër atributor i zotit (i Fuqishmi) që më së miri shpjegon urtësinë sizifiane të durimit apo qëllimin se vlerë intrinsike e shprehur përmes sintagmës “fuqi është të qëndrosh në rrugë, pa pritur asgjë”.

Në tërë këtë atmosferë të banalitetit politik dhe krizës ontologjike që po përjetojmë si shoqëri, ndodh që një shfaqje e temës së diplomës, të shkoqit për të hedhur tej lartësive qiellore dhe të kthen pingul në thellësitë e zemrës duke të përhumbur në labirintet për qëllimësinë e jetës dhe madhështinë e qenies njerëzore. Mbase eroticizmat, vulgariteti dhe humori i tepruar në skenë mund të lënë përshtypjen e krijimit të një perdeje banale duke i humbur qëllimin dramës, por krejt në fund ajo do të komplementohet me dhimbjen e thellë dhe emocionin e shpërthyer të artistëve në skenë kur Azizi shpëton martesën duke e ulur çiftin në tavolinë, duke i bërë borgjezët e vegjël të qajnë dhe duke i përkujtuar njerëzimit se të gjithë jemi të bërë nga shpirti e balta. 

Advertisement

Unë i përgëzoj të gjithë artistët studentë, që tashmë besoj të jenë shpallur të diplomuar dhe mentorët e tyre për performancën e treguar, mishërimin e frymës së personazheve si dy mentorëve të mrekullueshëm të tyre. Respekt dhe përgëzim i veçantë shkon Hakan Dacit i cili nën rolin e Azizit arriti të mbartë shpirtin e vujtun të refugjatit veç përmes mimikë, lojës trupore dhe vallëzimit.

Shkruan: Latif Mustafa