A mund të dështojnë zgjedhjet presidenciale?

Ashtu sikur se i afrohemi fundit të fushatës zgjedhore për president të vendit, e shohim gjithashtu se sa tubimet e partive dhe kandidatëve për president janë sa më të zbehta dhe me shumë pak entuziazëm

132

Ashtu sikur se i afrohemi fundit të fushatës zgjedhore për president të vendit, e shohim gjithashtu se sa tubimet e partive dhe kandidatëve për president janë sa më të zbehta dhe me shumë pak entuziazëm.

Ditëve të fundit jemi dëshmitarë se liderë të partive politike dhe bartës të proceseve japin opsionet e tyre për deshtimin e zgjedhjeve presidenciale.

E para që u paraqit për të treguar opsionet për në rastë se dështojnë zgjedhjet presidenciale ishte ministresh e drejtësisë Renata Deskovnsa e cila tha;” Ka dy opsione në lojë nëse në zgjedhjet presidenciale nuk arrihet censusi i nevojshëm, tha ministrja i Drejtësisë, Renata Deskoska.

Një nga opsionet për të cilën foli Deskoska, është që presidentit të zgjedhet në zgjedhje të drejtpërdrejta, pa shumicën e kërkuar në raundin e dytë, që do të thotë se ai që merr më shumë vota do të fitojë. Opsioni tjetër, siç tha ministrja, është që presidenti të zgjidhet në Kuvend”.

Advertisement

“Këto janë dy opsione që janë të mundshme dhe ekzistojnë në ligjin krahasues” tha Deskoska.

Ministrja shtoi se Komisioni i Venecias rekomandoi që cesuzi i cili ekziston në Kushtetutë për zgjedhjen e presidentit është diçka që nuk është e përshtatshme dhe duhet të hiqet. Është një rekomandim”, tha Deskoska.

Këtë gjë edhe kryetari i BDI së Ali Ahmeti në një emsion debativ e ceku si opsion në qëftë se nuk ka census për zgjedhje presidenciale, ai deklaroi se ; “Këtë tezë ne e kemi ngrit ka më shumë se 10 vite, asokohe nuk ka pasur mbështetje nga miqtë tanë ndërkombëtarë dhe tani duke se është e arsyeshme të mendohet. Mund të zgjidhet edhe prej Parlamentit”, ka thënë Ahmeti.

Kryeministri Zaev dje gjithashtu e ceku në emisionin debatin në alsat se edhe aj e shef si opsion zgjedhjen e kryetarit të shtetit nga parlamenti, bile aj shton se kjo do të mund të kursej shumë shpenzime shtetit.

Ai në emission tha; “Unë jam ithtarë i këtyre gjërave, por unë jam vetëm një nga politik bërësit në shtet. Pas këtyre zgjedhjeve që e di se do të jenë të suksesshme, patjetër të jenë të suksesshme. Jam një nga mbështetësit që të ndryshohet Kushtetuta dhe presidentin e shtetit ta zgjedhim në Kuvend, me ç’rast do të kursenim shumë para. Është jo e këndshme ndjenja të harxhosh shuma të mëdha parash për diasporën, 1800 njerëz janë paraqitur për të votuar, këtë duhet patjetër ta ndryshojmë…Shumë vende kryetarin e tyre e zgjedhin në Kuvend, me shumicë të thjeshtë, me 2/3 e votave, me Badenter dhe ngjashëm, mundet dhe ne këtë ta bëjmë dhe gjitha këto mjete, dhjetëra milion euro ti shfrytëzojmë për ndërtimin e çerdheve, të meremetojmë shkollat spitalet dhe infrastrukturën e qytetarëve”, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.

Fjalën e fundit e kanë qytetarët e vendit të cilën me 21 Prill do dalin në rrethin e pare dhe do votojnë për kandidatët për president të shteti kurse rrethi i dytë do të mbahet me 5 maj, ku edhe pritet të shifet a do të ketë census për zgjedhjen e kryetarit të shtetit.