Agjencitë e udhëtimeve në pritje të 15 qershorit

Agjencitë turistike në Shqipëri presin datën 15 qershor si datën e madhe të hapjes së kufijve të Shqipërisë me botën. Si një sinjal që Ministria e Turizmit u ka dhënë. Për nisjen e udhëtimeve në rrugë ajrore apo detare me vendet e Be-së apo dhe rajonit.

Ndërkohë ka shumë klientë që prenotojnë për qershorin, e në rast se parashikimet për hapjen nuk dalin, atëherë bileta iu shtyhet në një tjetër datë brenda 18 muajve, apo iu rikthehen paratë.

Por a do të jemi të sigurt në sediljet e ngjitura në avion duke shkuar drejt vendeve shumë të prekura Covid si Italia, Spanja, Franca, Britania etj?

Brikela Bejko, tur operatore shprehet: “Avionët vetë do të operojnë me kapacitet të plotë dhe nuk do të ketë një ulëse të mesit që do të rrijë bosh. Kjo do të çonte dhe në një përgjysmim të të ardhurave dhe për kompanitë ajrore. Njerëzit janë ndërgjegjësuar, i dinë të gjitha këshillat dhe masat që duhet të marrin.”/tvsh

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here