Aksion i policisë në Prishtinë, në vendin ku u vranë dy vetë, arrestohet një person

23

Para pak çastesh ka përfunduar një aksion i policisë së Kosovës në lagjen e Spitalit në Prishtinë.

Operacioni është kryer në rrugën “Muahrrem Fejza” aty ky para disa ditësh u vranë dy vetë dhe u plagosën dy të tjerë.

Automjete të shumta dhe njësite elite  të policisë janë parë ne vendin ku po kryhej aksioni i cili ka rezultuar edhe me të arrestuar.

Policia nuk ka bërë me dije nëse ky arrestim ka të bëjë me ngjarjen e para do dite që tronditi opinionin, ku për një pjesë trotuar u përdorën armët dhe iu mor jeta dy personave.