Aktori i famshëm, Luran Ahmeti: E keqja e pushtetit në Maqedoni janë BDI, LSDM dhe VMRO (VIDEO+FOTO)

Gjatë intervistës së tij, ai nuk hezitoi të shpreh edhe orientimin politik, me ç’rast ai i përket subjektit politik “Aleanca për Shqiptarët” e Ziadin Selës, e që sipas tij është më e përafërta me bindjet e tija ideologjike. Për më tepër, ai nuk hezitoi të shpreh edhe burimin e të keqes politike, siç janë BDI, VMRO dhe LSDM-ja.

149
Luran Ahmeti

Aktori i njohur me famë të lartë, Luran Ahmeti, mbrëmë ishte mysafir në emisionin OXYGEN të Besim Dinës.

Ai tregoi për përvojën e tij në të qenit shqiptar i Shkupit, peripecitë gjatë karrierës së tij dhe komentonte për politikën aktuale në Maqedoni.

Ai, ndër të tjera, foli për përvojën e tij gjatë xhirimeve të filimit “Taken 2” me ç’rast pati mundësinë të luaj në një projekt të përbashkët me aktorin Liam Neeson.

Luran Ahmeti në filmin “Taken 2”

Luran Ahmeti, siç e përmendi edhe vetë, dyert e botës së aktrimit iu hapën vetëm pas rolit të tij që kishte pasur në serialin turk “Lamtumirë Rumeli” që kishte arritur mbi 20 milion shikime brenda ditës në Turqi. Më pastaj, ai u kyç edhe në projekte të tjera siç janë, “Sulejmani i madhërishëm” dhe seriali me famë botërore “Lugina e Ujqërve”.

Luran Ahmeti në serialin “Lamtumirë Rumeli”
Luran Ahmeti dhe Ertan Saban në serialin e famshëm “Lugina e Ujqërve”
Advertisement

Ai, po ashtu, ka marr pjesë edhe në shumë projekte kombëtare dhe ndërkmobëtare.

Gjatë intervistës së tij, ai nuk hezitoi të shpreh edhe orientimin politik, me ç’rast ai i përket subjektit politik “Aleanca për Shqiptarët” e Ziadin Selës, e që sipas tij është më e përafërta me bindjet e tija ideologjike. Për më tepër, ai nuk hezitoi të shpreh mendimin se e keqja në politikë është BDI, LSDM dhe VMRO.

Sipas tij, artistët duhet të jenë gjithmonë burimi i vlerave të mira dhe promovuesit e shembullit më të mirë.

Luran Ahmeti vjen nga një familje intelektualësh nga Tetova. Sot, ai jeton dhe vepron në Shkup. /telegrafi.mk