Ali Ahmeti ka ofruar kandidat konsensual shqiptarë, por opozita nuk e ka pranuar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti gjatë emisionit debativ në Click Plus të TV21, ka cekur edhe një temë që ka të bëjë me kandidatin konsensual të propozuar nga partitë shqiptare

79
Ali Ahmeti

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti gjatë emisionit debativ në Click Plus të TV21, ka cekur edhe një temë që ka të bëjë me kandidatin konsensual të propozuar nga partitë shqiptare.

Ai në emision e pranoi se atyre u ka thënë: “Unë i ofrova kandidat të përbashkët opozitës shqiptare si vendim i kryesisë së BDI, dy partitë opozitare shqiptare e përbuzën iniciativën time. Unë dola nga mbledhja dhe unë e kumtova vendimin e BDI-së.  Si forcë serioze me kapital kombëtar e ndërkombëtar, BDI ofroi kandidaturë të përbashkët, por ata e refuzuan” tha Ahmeti.

Ahmeti gjithashtu u shafaq optimist për rejtingun që e ka BDI ja dhe se mendon se asnjëgjë nuk i ka prishur opozita shqiptare.

“Me këta hapa të guximshëm askush nuk humb. Duhet të kesh kapital kombëtar dhe nuk mundet shumë njerëz t’i hynë këtyre projekteve, por BDI ka kapacitet të plotë. Ne nuk bëjmë politike sot për nesër, sa për sondazhe, ne i bëjmë çdo ditë”, ka përfunduar Ahmeti.

Advertisement

Vlen të ceket se kryetari i BDI së Ali Ahmeti ka mbajtur bisedime paralele edhe me partnerin e koalicionit LSDM edhe me opozitën shqiptare dhe si duketai arsyetohet se ka qenë e duhur të kemi një konsensualitet ndërkombëtarë.

Opozita shqiptare në zgjedhjet presidenciale të 2019 do të mbështet kandidatin e pavarur profesor Blerim Reka.