Ali Ahmeti nga Likova: Jemi gati për sfidat e reja

110

Në Kuvendin Zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integrim për Degën e Likovës, punimet nga  afër i ndoqi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Likovës, z.Erkan Arifi, ministri  i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, Zëvendes kryeministri  për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes bashkësive, Sadulla Duraku dhe deputeti Artan Grubi.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti bëri të ditur se me këto zgjedhje dhe me këto kuadro të përzgjedhura  që marrin përgjegjësi për të çuar idealet përpara do të jem fitues ashtu siç kemi qenë deri më tani.

“Për ne vështirësi të parapërgatitura nga kuzhina të ndryshme nuk ka, pasi po përpiqemi që këtë vend ta rreshtojmë pranë vendeve mirë të organizuara si ushtarakisht ashtu edhe politikisht. Deri në realizimin e plot nuk reshtëm dhe nuk humbëm besimin që vendi ynë do jetë anëtarë i NATO-s dhe sot unë jam krenar që defakto ky vend është në NATO dhe dejure në mos në fund të këtij viti, në fillim vitin e ardhshëm do të jetë pjesë e NATO-s. Shumë shpejt ne do të fillojmë edhe negociatat për anëtarësim në BE,” tha Ahmeti.