Ambasadori Bejli tërheq vërejtjen organeve të gjyqësisë

166

Kryeministri Zaev ka kuptuar mesazhin e ambasadorit Xhes Bejli, i cili në një letër dërguar deri tek kryetari i Gjykatës Themelore Shkup 1, Ivan Xholev, ka deklaruar se është shumë i dëshpëruar për keqpërdorimin e ambasadës gjatë sjelljes së vendimeve të gjyqësorit ose vendimeve për paraburgim.

Letra e Bejlin duhet të na brengos të gjithë ne, ka replikuar Zaev. Ai do të pres që ambasadori të kthehet nga SHBA pas krishtlindjeve dhe do të bisedoj me të. Ministres së drejtësisë i është urdhëruar të analizoj arsyet e letrës.

Në anën tjetër kryetari i Gjykatës Themelor Shkup 1, Ivan Xholev ka deklaruar se përmbajtja e letrës është keqinterpretuar.

Ambasadori amerikan Xhes Bejli ka shkruar se është keqpërdorim i rënd dhe gënjeshtër nga ana e gjykatësve të cilët gjoja se sjellin vendime gjyqësore me urdhër të ambasadës. Për këtë ai ka informuar Ministrinë e drejtësisë, si dhe kryetarin e Gjykatës së Apelit, të Këshillit Gjyqësor dhe Gjykatës Supreme.

Advertisement