Ambientalistët ftojnë shkupjanët të përkrahin protestën kundër ndotjes

Apeloj të mblidhen të gjithë që janë sinqerisht të brengosur për ndtotjen dhe që do të japin gjithçka nga vetja, në korniza ligjore, për të gjetur një zgjidhje.

163
Nesër në ora 13.00, para Kuvendit të Maqedonisë do të mbahet protestë për ajër më të pastër. Protesta do të organizohet nga një grup qytetarësh, të cilët janë të brengosur për ndotjen e ajrit.

Kristijan Uzunov, njëri nga organizatorët, ka deklaruar se protesta do të fillon para Kuvendit të Maqedonisë, ndërsa pastaj do të nisen drejt Qeverisë.

“Mirë se erdhët të gjithë, qytetarë të brengosur, aktivist për ekologji, ekspert, mjek dhe të gjithë që nëpërmjet ideve konkrete dhe propozimeve mund të ndihmojmë që të gjejmë zgjidhjen më të mirë dhe më të shpejt”, ka thënë Uzunov.

Ai ka apeluar deri tek pozita dhe opozita mos ta keqpërdorin protestën e nesërme për qëllime partiake.

“Apeloj të mblidhen të gjithë që janë sinqerisht të brengosur dhe që do të japin gjithçka nga vetja, në korniza ligjore, për të gjetur një zgjidhje. Deri më tani kishim mundësi të shohim sa janë të gatshme institucionet aktuale për ta zgjidhur këtë situatë alarmante, dhe për shkak të kësaj është e nevojshme protestë sa më masive. Të luftojmë për ambient më të pastër”, ka deklaruar Uzunov.

Advertisement

Sipas tij, problemi me ndotjen është dashur të zgjidhet më herët. Qeveritarët dhe institucionet kompetente, sipas tij, po mundohet të gjejnë shkaktarët e ndotjes, ndërsa deri më tani është dashur të përmirësohet kjo situatë.