Ana Bërnabiç: Në Srebrenicë nuk kishte gjenocid!

221
DW-Conflict Zone

Kryeministrja e Republikës së Serbisë, Ana Bërnabiç, javën e kaluar, nuk kaloi edhe aq lehtë në intervistën e gazetarit të njohur Tim Sebastian Deutche Welle – DW në kuadër të emision “Conflict Zone”.  Ana Bërnabiç u shpreh se Serbia nuk ishte e gatshme të bëhej pjesë e BE-së përkundër faktit që ajo pranonte fondin më të madh nga BE-ja krahasuar me vendet e rajonit edhe atë 200 milion euro në vit dhe këmbënguljes së saj për përparimet që po i “mohohen” Serbisë.

Deklarimeve të saja për ta konceptuar Europën si “Projekt Paqësor” dhe interesin vital të Serbisë për të qenë pjesë e këtij pakti, nuk iu bind edhe udhëheqësi i emisionit duke i kërkuar me ngulm përgjigjen për çështjen e Srebrenicës dhe gatishmërinë e qeverisë Serbe për t’a njohur atë si gjenocid, masakër kjo në të cilën janë vrarë dhe masakruar afër 8.000 civil boshnjak. Për më tepër biseda vijon si më poshtë:

Tim Sebastian: Ajo çfarë duhet të bëni më tepër, a duhet të përfshijë edhe pranimin e masakrës së Srebrenicës më 1995 si GJENOCID? Iu është kërkuar nga Këshilli i Europës që ta njihni masakrën e Srebrenicës si gjenocid dhe ju kurrë nuk e keni bërë këtë. A jeni të gatshëm ta bëni?

DW – Conflict Zone

Ana Bërnabic: Jo, Unë nuk mendoj që ai krim i tmerrshëm, masakra e Srebrenicës ishte gjenocid.

Advertisement

Tim Sebastian: A e dini që pa e marr një hap të tillë shanset për anëtarësim në BE janë të vogla?

Ana Bërnabiç: Jo, jo nuk e dij! Ishte një krim i tmerrshëm lufte, nuk është bërë në emër të popullit serb dhe serbët nuk mund të fajësohen kolektivisht për atë se çfarë ka ndodhë atje.

Përkundër fakteve të bollshme që solli gazetari Tim Sebastian, kryeministrja e shtetit Serb insistonte në përgënjeshtrimin e faktit e të kualifikuarit si gjenocid të masakrës së Srebrenicës.

Serbia, përmes deklarimeve të kryeministres së saj, tregon se akoma është e papërgjegjshme për krimet dhe pranimin e tyre të cilat janë kryer në mënyrë të menduar dhe sistematike gjatë shkatërrimit të Jugosllavisë. Një fakt i tillë dëshmon edhe për nivelin e demokracisë dhe gatishmërinë e Serbisë për t’u ballafaquar me të shkuarën e saj kur kemi parasysh faktin se në kuadër të promovimit të strategjisë së zgjerimit kredibil të BE-së, Serbia u njoh si kandidati më potencial dhe më i afërt për t’u anëtarësuar në unionin e shteteve të perëndimit.

Për më tepër ndiq videon: https://www.youtube.com/watch?v=U-e80BQw83g