Angelina Jolie planifikon të hyjë në politikë

136

Aktorja e mirënjohur Angelina Jolie nuk përjashton mundësinë që të hyjë në politikë.

Duke folur në programin “Today” në BBC Radio 4, Jolie ka thënë se këtë ide do ta përjashtonte më herët, por tani thotë se do të shkonte aty ku kanë nevojë për të.

“Jam në gjendje të punoj me qeveritë, dhe me ushtritë, e tani mund të ulem në një vend interesant dhe të bëj shumë gjëra pa pasur një titull. Nuk e di nëse jam e aftë për politikën. Por, do të bëj çdo gjë që mendoj se vërtet mund të sjellë ndryshime”, ka thënë ajo transmeton koha.net

Aktualisht Jolie është e dërguar speciale e OKB-së për refugjatët dhe një aktiviste e zellshme për një sërë çështjesh që përfshijnë refugjatët, dhunën seksuale dhe mbrojtjen e natyrës e të tjera çështje.

Advertisement