Angjushev: Edhe të rinjtë që kanë ikur nga vendi do të mund të konkurrojnë si promotor ekonomikë

Zv.Kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe njëkohsisht përgjegjës për çështjet ekonomike në kabinetin qeveritar ishte mysafir në Universitetin Ndërkombëtarë Ballkanik ku mbajti ligjeratë të hapur

98

Zv.Kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe njëkohsisht përgjegjës për çështjet ekonomike në kabinetin qeveritar ishte mysafir në Universitetin Ndërkombëtarë Ballkanik ku mbajti ligjeratë të hapur.

“Të rinjtë e shpërngulur nga vendi dhe të shkolluar jashtë, do të mund të jenë disa nga promotorët potencial ekonomikë në tre zyrat për tërheqjen e investimeve të huaja dhe promovimin e mundësive për biznes në Maqedoni, të cilat duhet të hapen së shpejti në SHBA, Gjermani dhe Turqi”.

Këtë e theksoi sot zv.kryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev, i cili nuk precizoi kur saktësisht do të funksionojnë zyrat dhe kur do të publikohen promotorët.

Para fillimit të debatit me studentët e Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik, Angjushev tha se diplomacia e Maqedonisë duhet të fillojë të orientohet drejt biznesit dhe të hap perspektiva të reja, pasi sipas tij, në këtë segment ka hapësirë për përparim serioz.

Advertisement

“Ekonomia jonë duhet të jetë e hapur dhe e kthyer kah eksportet. Me zyrat dhe promotorët ekonomik si koncept më i lirë i promovimit, do të mundohemi të tërheqim kompani të zhvilluara që do të punësojnë persona të rinj të kualifikuar dhe arsimuar, dhe që do të japin rroga të mëdha”, tha Angjushev.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, ai tha se zyrat së pari do të fillojnë të punojnë me tre deri katër përfaqësues, ndërsa më pas varësisht nga puna, do të mendohet për zgjerimin e ekipit.