Anulohet seanca e sotme për rastin e Almir Aliut

Është anuluar seanca për rastin e Almirit, pasi avokati Asmir Alispahiq duhej të ishte prezent në gjykimin për rastin e Kumanovës

120

Është anuluar seanca për rastin e Almirit, pasi avokati Asmir Alispahiq duhej të ishte prezent në gjykimin për rastin e Kumanovës.

Në seancën e fundit gjykata Themelore e Kumanovës nuk e pranoi propozimin e palës së dëmtuar, që në rigjykim të mos pranohen ekspertizat neuropsikiatrike dhe ajo teknike pasi që ekspertët nuk kanë pasur licencë të vlefshme gjatë kohës kur e kanë kryer ekspertizën.

Rasti i Almirit është në rigjykim, pasi Gjykata e Apelit kishte konstatuar lëshime të procedurës gjyqësore.

Më 5 prill të 2018-ës i akuzuari i parë Boban Iliq, për shkeljen e Almirit me veturë u dënua me 6 vite burg, babai i Almirit me 6 muaj burg dhe kushërinjtë e tij nën akuzën “dhunë” u dënuan me nga 9 muaj burg.

Advertisement