Apple shkurton projeksionet për të parën herë në histori, fajëson luftën tregtare

Tim Cook akuzoi për këtë shitjet e dobëta të iPhone në Kinë, ekonomia e së cilës është ngadalësuar ndjeshëm nga pasiguria që ka krijuar lufta tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

141

Apple ka ndërmarrë lëvizjen e papritur dhe të paprecedentë gjatë historisë së saj, duke vendosur të shkurtojë projeksionet për shitjet gjatë tremujorit. Kjo është hera e parë që ndodh diçka e tillë në historinë e iPhone.

Tim Cook akuzoi për këtë shitjet e dobëta të iPhone në Kinë, ekonomia e së cilës është ngadalësuar ndjeshëm nga pasiguria që ka krijuar lufta tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tim Cook – CEO (menaxher ekzekutiv) i Apple

Kjo lëvizje e Mollës, që ndër të tjera është edhe kompania më e vlefshme në botë, ka bërë jo vetëm që asionet e saj të bien ndjeshëm në bursë, me 7.7%, por edhe që të ketë një shitje masive të aksioneve në tregjet globale.

Vlera e Apple në treg ka zbritur nga 1 trilionë dollarë vetëm pak muaj më parë në 700 miliardë aktualisht. Rënia e shitjeve në tremujorin e sapo mbyllur tregon se ngadalësimi në Kinë ka qenë më i madh se pritshmëritë.

Advertisement

“Ne parashikuam vështirësitë në disa tregje në zhvillim por në nuk parashikuam dot magnitudën e ngadalësimit ekonomik të Kinës”, deklaroi Tim Cook, në një letër për investitorët.

Lufta tregtare mes SHBA dhe Kinës e ka vendosur Apple në pozita mjaft të vështira në këtë të fundit. Kina është një treg kyç për shitjet e `mollës` por edhe baza e prodhimit të iPhone dhe produkteve të tjera të saj.

Arrestimi në Kanada i kreut të rivalit Huawei vetëm disa ditë më parë, ka nxitur një tjetër luftë mes vendeve. Të dhënat e para tregojnë se, konsumatorët kinezë, në shenjë proteste po largohen nga iPhone.

Nga qeveria kineze ndërkohë ende nuk janë shënjestruar produktet kineze. Pas Ford, Hyuandai dhe Nissan, tashmë edhe Apple shkurton ndjeshëm projeksionet në tregun kinez, duke dhënë shenja të qarta alarmi për ekonominë e dytë më të madhe të botës.