Arjan Curi nuk kursen komplimentet ndaj Grida Dumës: Je shumë e bukur

268

Arjan Curi nuk kursen komplimentet ndaj Grida Dumës: Je shumë e bukur

Politologun Arjan Curi i ka bere komplimente te hapura mbremjen e sotme Grida Dumes. Curi nuk ka qenë në studion e “Zonë e Lirë”, por në një studio paralele, kjo për shkak të rregullave të pandemisë që ndalon praninë e më shumë se 2 të ftuarve në studiot televizive.

Prezente në studio me Arian Çanin është politikania Grida Duma. Arjan Curi nuk hezitoi t’i bënte komplimente Gridës, duke iu drejtuar se një zonjë nuk mund të lihet e vetme në një studio paralele. Dhe për këtë arsye, Curi thotë se “u vetësakrifikua”.

Arian Çani: Jam në studio me Grida Dumën. Me siguri një publik që sheh tani thotë me vete ‘mos, Grida i ka zënë vendin Curit’.

Grida Duma: Vendi i Curit nuk zëvendësohet. Shpresoj që ti ta mbash me vite e me vite, por urojmë për më të mirën e Currit nëse është këtu te ty.

Arian Çani: Është gjithmonë këtu Curi, është në një studio tjetër. Mesa duket karantina dhe izolimi na detyron që të mos jemi më shumë se 2 veta në studio Grida.

Grida Duma: Absurd i madh Çani.