Armando Duka – Fudbolli të mbajë veten

222

Armando Duka – Fudbolli të mbajë veten

Presidenti i FSHF Armand Duka u ka bërë thirrje të gjitha klubeve shqiptare të futbollit të gjenerojnë të ardhura për të mbajtur veten financiarisht. “Prioriteti madhor i yni gjatë kësaj periudhe do të jetë që futbolli të mbajë veten financiarisht” tha zoti Duka në mbledhjen e asamblesë të FSHF. Duke theksuar se të gjitha kriteret e licensimit dhe shumë iniciativave të tjera i shërbejnë realizimit të këtij qëllimi, zoti Duka u shpreh se “Çdo klub apo skuadër futbolli të gjenerojë të ardhura nga produkti dhe këto jo thjesht për të mbijetuar, por edhe për tu zhvilluar më tej”. Kreu i FSHF tha se për të ndihmuar klubet dhe rritjen e tyre në këtë drejtim është shtuar asistenca e FSHF për të përgatitur burimet e tyre njerëzore.