Basha, Ramës: Do lutesh që të kesh fatin e Gruevskit

123
Lulzim Basha

Kreu i PD, Lulzim Basha po zhvillon një takim me gazetarët në selinë blu. Teksa komentoi konferencën e sotme të kryeministrit Edi Rama, Basha bëri një paralajmërim.

Mes të tjerash kryedemokrati i bëri thirrje Ramës të mos kalojë caqet dhe në rastin më të mirë do të lutet të ketë fatin e ish kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevskit.

“Për gazin që helmoi gjysmën e Tiranës u pa qartë se sa i shkëputur është nga realiteti ky sundimtar që e shikon gjithë këtë ngjarje të shpaloset si një film nga vila e tij në Surrel.  Ky ka dy mënyra herë bën gaztorin dhe herë të fortin e lagjes. Është e qartë se kështu nuk mund të vazhdohet më, beteja që kemi nisur së bashku nuk është betejë për pushtet dhe as sfidë personale sepse sfidën personale e kam fituar. Edi Ramën e ka mundur lodhja, pushteti dhe varfëria e popullit, hajnia dhe arroganca. Sot unë dh PD jemi nisur për të rikthyer normalitetin në vend. Megjithatë, sot orë pas dramës së mbrëmshme, dua ti bëj një paralajmërim të qartë, kreut të kësaj mos i kalo caqet, mos bëj të fortin. Harroje se do të marrësh dhe do të mbash pushtet me dhunë në rastin më të mirë do të lutesh të kesh fatin e Nikolla Gruevskit”, tha Basha.  

Burimi: Sot

Advertisement