BERZH, do investoj 1.1 mld euro për Ballkanit Perëndimor në 2019

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të investojë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, po aq para, apo ndoshta edhe më shumë, se viti i kaluar

115

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të investojë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, po aq para, apo ndoshta edhe më shumë, se viti i kaluar. Shuma e investimit vitin e kaluar kapte në total për të 6-të vendet, 1.1 miliardë euro. Këtë gjë e bëri të ditur sekretari i përgjithshëm i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Enzo Quattrociocche për Reuters.

Investimet do të fokusohen kryesisht në infrastrukturë, energji por edhe sektorin privat.  “Ne investuam 1.1 mld euro në 2018 në të 6-të vendet e Ballkanit Perëndimor dhe planifikojmë që të investojmë po kaq edhe këtë vit, në mos më shumë”-deklaron zyrtari i lartë i BERZH. Banka është operative në 38 shtete, ish republika sovjetike, jugosllave apo vende ish komuniste, siç është rasti i Shqipërisë.

Samiti vjetor i BERZH do të mbahet në Sarajevë në datat  8-9 Maj, ku do të takohen edhe liderët e të 6-të vendeve të rajonit. Tema kryesore e diskutimit do të jetë strategjia se si do të lidhen këto ekonomi me njëra tjetrën. Ende nuk është detajuar se si do të shpërndahen për 6 vendet e rajonit 1.1 miliardë eurot.

Advertisement