Besa Shahini ka një kërkesë drejtuar Serbisë

133
Besa Shahini

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Besa Shahini në një takim me homologun e saj në Bujanoc të Serbisë ka shtruar problematikën e mungesës së librave shkollorë në gjuhën shqipe në Serbi. Në këtë kuadër, Ministrja Shahini shprehu mundësinë e përdorimit të teksteve tona që përdoren në shkollat e Shqipërisë, pasurimin e bibliotekave shkollore me libra në gjuhën shqipe, si dhe ofroi gjithë ekspertizën e nevojshme kurrikulare të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR).

Oferta e Ministres Shahini u pranua në parim, ndërsa tani në vijim ngelet të detajohet edhe realizimi teknik i planit në mënyrë që të ketë arsim më cilësor për të gjithë shqiptarët në Serbi.

Gjatë vizitës, Ministrja Besa Shahini vizitoi edhe një shkollë fillore në Bujanoc.

Burimi: SOT.com

Advertisement