Bie numri i përdoruesve të Facebook në Maqedoni

169

Sipas  hulumtimeve të Agjencisë për e-tregti në Maqedoni, nga autorja Nina Angelovksa, qasje në internete kanë pasur 79.3% të amvisërive në Maqedoni, që është një rritje prej 6 përqind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit kaluar.

Në pyetjen “për çka e keni shfrytëzuar më së shumti internetin”, pjesa më e madhe janë përgjigjur se e shfrytëzojnë për facebook, gjegjësisht 64.8%, që është më pak se vitin e kaluar për 19%. Rrjetet sociale më shumë shfrytëzohen nga meshkujt (68.6%), ndërsa nga femrat (60.9%)

Sa i përket përdoruesve të internetit në vend, gjithsej 1.3 milion qytetarë kanë shfrytëzuar internet, kjo është 79.2 % të qytetarëve nga mosha 15-74 vjeçare. Vlen të theksohet, se pjesa më e madhe e tyre janë meshkuj, gjegjësisht 80.9% të meshkujve kanë shfrytëzuar internet, ndërsa femrat 77.4 % në 12 muajt e kaluar.

Të rinjtë e moshës 15-24 vjeçare janë më aktivët në internet, diku rreth 97.4%, ndërsa më së paku e shfrytëzojnë persona të moshës 55-74 vjeçare, vetëm 46.7%.

Advertisement

67,8% e popullatës në vend shfrytëzon internet pothuajse çdo ditë, prej tyre pjesa më e madhe janë meshkuj.

Qasja në internet më së shumti bëhet nëpërmjet smart fonava, gjithsej 68.8% prej përdoruesve të internetit, ndërsa nëpërmjet laptopin janë qasur 41.1%, nga PC-ja 36.5%, ndërsa vetëm 14 % nga tabletët.