Bisedë me pediatrin e infektuar nga Dibra, Ylber Kokale

292

Mjeku pediatër Ylber Kokale nga Dibra është një nga të prekurit me Covid 19. Ai po qëndron në shtëpi dhe tashmë është në ditën e 7 të vetëizolimit. Thotë se për momentin ndjehet mirë. Siç tregon Kokale, simptomat e para kur kishte dyshuar se mund të ishte prekur nga koronavirusi ishin plogështi dhe temeperaturë e lehtë. Në një intervistë të shkurtër për Alsat, ai bën apel për respektim të masave nga institucionet përkatëse dhe rekomandimeve të OBSH-së.