Blerim Reka me pritshmëri optimale: Llogaris në zgjedhje t’i marr 120-150 mijë vota

Duke folur mbi debatet se është apo nuk është kandidat i pavarur, Reka ka thënë se edhe pse mbështetet nga opozita shqiptare, ai është kandidat i pavarur në garën për president

114
Blerim Reka, kandidat për zgjedhjet presidenciale

Blerim Reka kandidati i pavarur shqiptar për president, i cili në garën presidenciale mbështet edhe nga opozita shqiptare (ASH dhe Lëvizja BESA), ka deklaruar se llogaritë që në garën presidencial të marr 150 mijë vota.

“Mund të flasë për vete se cilat janë pritshmëritë e mia. Unë konsideroj se diku 120 mijë deri 150 mijë vota, realisht mund të llogaris t’i marr”, kështu ka thënë midis tjerash në emisionin Click Plus në TV21, Blerim Reka, kandidat për president.

Duke folur mbi debatet se është apo nuk është kandidat i pavarur, Reka ka thënë se edhe pse mbështetet nga opozita shqiptare, ai është kandidat i pavarur në garën për president.

Blerim Reka në #ClickPlus: Stevo Pendarovskin e mbështesin 31 parti dhe sërish thotë se është i pavarur!

Posted by TV21 on Monday, March 11, 2019

“Pse qenka problematike që Blerim Reka si kandidat i pavarur të del me dy lider të partive opozitare shqiptare, ndërkaq fare nuk qenka problematike, mbipartiak kandidati, ashtu siç thuhet për Stevo Pendarovskin, të del me 31 parti politike mbrapa dhe me liderët, d.m.th gjithë ishin prezent, por edhe me përkrahjen e Qeverisë”, ka theksuar Reka.

Blerim Reka në #ClickPlus: Pres të marr deri në 150 mijë vota!

Posted by TV21 on Monday, March 11, 2019
Advertisement