Bllokohen 350 pasaporta diplomatike, Cakaj: Në kundërshtim me ligjin

134

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme në detyrë, Gent Cakaj ka deklaruar se janë 350 pasaporta diplomatike të cila mbahen nga persona në kundërshtim me ligjin.

Cakaj tha se Shqipëria ka dyfishin e pasaportave diplomatike krahasuar më vendet e tjera.

Përmes një deklarate për mediat, ministri iu bëri thirrje të gjithë atyre që kanë një pasaportë të tillë që ta dorëzojnë sa më parë, pasi në të kundërt, ajo do të shpallet e pavlefshme.

“Shqipëria ka 2-fshin e pasaportave diplomatike krahasuar me vendet e rajonit.

Advertisement

Ky është fakt real, në shkelje flagrante të ligjit, sot në Shqipëri ka më shume se 350 persona që mbajnë pasaporta diplomatike në shpërputhje me ligjin.

Deputetët, gjyqtarë të lartë që s’e kanë kaluar ende vetingun dhe shoqëruar të ‘vipave’.

U bëj thirrje që të dorëzojnë menjëherë pasaportën diplomatike në të kundërt ato do të bllokohen dhe do shpallen të pavlefshme”, ka thënë Cakaj.

Burimi: Lajme.al