BP: Nuk priten probleme në sektorin financiar

Sistemi financiar i vendit është gati të merret me tronditjet e shkaktuara nga koronavirusi. Ky është përfundimi i Komitetit të Stabilitetit Financiar të Bankës Popullore. Sipas guvernatores, gjatë miratimit të secilës prej masave, së pari analizohet ndikimi i tij në të gjithë sistemin bankar në tërësi.

nita Angellovska- Bezhoska- guvernatore e BP

“Stres- testi më i madh tregon që edhe tek bankat veçmas edhe tek sistemi bankar në tërësi, nga viti i shkuar, rezistenca e tronditjeve është rritur. Sistemi është i shëndosh dhe i qëndrueshëm, me likuiditet të lartë”

Krahas sektorit bankar edhe sektorit i sigurimit në vend është i qëndrueshëm për momentin, por ekzistojnë rreziqe që duhet të ndiqen me qëllim që të mbahet ky trend.

Krste Shajnoski, kryetarë i Agjencisë për supervizion të sigurimeve

“Me ndryshimet e miratuara të tre rregulloreve dhe një vendim u jepet hapësirë plotësuese rregullatorë në punën e shoqërive të sigurimit, që padyshim se do ketë efekt pozitiv edhe ndaj konsumatorit të fund të sigurimit lidhur me dinamikën e pagesës së obligimeve sipas premive dhe pagesa në kohë dhe reale e dëmeve”

Sipas Komitetit për stabilitet financiarë, ndikimi i pandemisë ndaj tregjeve financiare botërore pritet të ketë vetëm efekte afatshkurta ndaj Fondeve pensionale duke pas parasysh se ata janë investitorë afatgjatë./alsat m