Çështja Veljanoski, çarje më e thellë në mes LSDM-së dhe BDI-së?

Mbrëmë në orët e vona, kryetari i parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, dy minuta pas përfundimit të afatit zyrtar, ka ndërprerë seancën parlamentare ku do të duhej të merrej një vendim për imunitetin e deputetit Trajko Veljanovski.

151
Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi

Mbrëmë në orët e vona, kryetari i parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, dy minuta pas përfundimit të afatit zyrtar,  ka ndërprerë seancën parlamentare ku do të duhej të merrej një vendim për imunitetin e deputetit Trajko Veljanovski.

Çfarë në të vërtetë mund të fshihet pas këtij teatri politik?

Çështjen e Veljanoskit a mund ta quajmë një shkallë me e lartë e çarjes në mes BDI-së dhe LSDM-së, me çka qysh mbrëmë janë vërejtur përplasje verbale midis partnerëve të koalicionit si dhe partive të koalicionit dhe VMRO-së.

Zërat për përjashtimin e BDI-së nga koalicioni dhe çështja e presidentit konsensual janë motivet kryesore të shpërfaqjes së neglizhencës së BDI-së për të taktizuar me LSDM-në.

Advertisement

BDI-ja, sipas kësaj llogarie, përpiqet që kandidat konsensual ta paraqesë Nikola Dimitrovin si në ish-kuadër i VMRO-së, partner i BDI-së dhe tani rishtazi partner me LSMD-në. Mirëpo BDI-ja dhe sigurisht që edhe LSDM-ja e dinë që Dimitrovi nuk ka reputacion tek shqiptarët, po aq sa ka kandidati tjetër Stevo Pendaroski.

Shtrohet pyetja, se pse BDI-ja e dëshiron një kandidat që nuk ka reputacion tek shqiptarët?

Përgjigja është e thjeshtë. E duan ngaqë me këtë kandidat LSDM do humbte tek shqiptarët, dhe në një raund të dytë në mes Gordana Silanovskas, kandidates së VMRO-së dhe Nikola Dimitrovit të LSDM-së, të rrezikohet të mos arrihet pragu minimal i votave dhe çështja t’i delegohet parlamentit. Skenar pak a shumë i ngjashëm me referendumin.

Me të shkuar çështja në parlament, në bazë të kushtetuës, presidenti i parlamentit merr rolin e kryetarit të shtetit qëi be se Talat Xhaferi do jetë për 6 muaj president i ardhshëm i shtetit.

Për më tepër se gjashtë muaj BDI-ja do të ketë kohën për një lojë të re të shahut për t’u mos përjashtuar nga qeveria duke vendosur për një kandidat konsensual, kandidat ky apo përzgjedhje kjo që do i mundësoje atyre përfundimin e mandatit 4 vjeçar në qeveri.

Në opinionin publik e tërë kjo do të paketohet si një odiseadë e BDI-së duke u përplasur qoftë me VMRO-në qoftë me LSDM-në, si një përpjekje për avancimin e shqiptarëve në pozitat shtetërore.

Në çështjen Velanoski, nëse nuk është i përfshirë kryeministri vetë, atëherë BDI-ja në krye me Talat Xhaferin vërtetë ka dërguar një mesazh të fuqishëm për dëshmuar kapacitetin për prishjen e lojës dhe matematikave të LSDM-së për presidentin.

Në anën tjetër, nëse LSDM vendos ta kandidoj Stevo Pendaroskin kandidat për president, që ka reputacion të mirë edhe tek shqiptarët dhe është vështirë të bojkotohet.

Por gjasat e tij për t’u kandiduar tani janë më të vogla ngaqë Pendaroski ka një autoritet akademik dhe tejkalon poltronizmin Zaev, pra nuk është i dëgjueshëm ndaj tij.

Ditët në vazhdim priten të jenë edhe më dramatike kur dihet që tani më në fushën e shahut BDI ka bërë lëvizjen e vet, pritet t’i kundërvihet LSDM-ja.

telegrafi.mk