Çfarë po ndodh me kriptovalutat, a ka plasur “flluska e artë”?

375

Jo më larg se një vit më parë, pikërisht në këtë kohë, Bitcoin kishte arritur kulmin dhe ne gjendeshim në mes të atij tërmeti të krijuar. Bitcoin ishte shndërruar në kryefjalën e çdo dite. Kriptovaluta ishte mbretëresha e tregjeve financiare dhe vlera i tejkalonte 20 mijë dollarë.

Por një vit më pas gjërat kanë ndryshuar.  Sot ajo ‘flluska e artë’ e Dhjetor-Janarit të kaluar tashmë është plasur.  Bitcoin ka humbur gati 90% të vlerës që kishte 12 muaj më parë dhe vlera e sotme nuk i arrin dot 3400 dollarë.

I njëjti fat ka prekur edhe konkurrentët edhe pse jo të gjithë njësoj. Ethereum, Ripple, Litecoin në muajt e fundit e kanë humbur shumë vlerën.

Advertisement