Çmimet e iPhone, bien ndjeshëm

Për shkak të rënies së papritur të shitjeve, telefonat e Apple pësuan një rënie të madhe në çmim në tregun kinez. Në një dyqan të pajisjeve elektronike në Shangai, të gjithë produktet e iPhone, nga iPhone 7 e deri te modeli i fundit që është XS MAX, janë etiketuar me rënie të çmimeve.

121

Telefonat e Apple po pësojnë një rënie të çmimit në tregun kinez, për shkak të performancës së dobët të biznesit. Modeli i fundit i iPhone ka rënë me më shumë se 200 dollarë, apo 1400 juan në disa dyqane.

Për shkak të rënies së papritur të shitjeve, telefonat e Apple pësuan një rënie të madhe në çmim në tregun kinez. Në një dyqan të pajisjeve elektronike në Shangai, të gjithë produktet e iPhone, nga iPhone 7 e deri te modeli i fundit që është XS MAX, janë etiketuar me rënie të çmimeve.

Ndër këto, çmimi i iPhone XS MAX me 256 gb, ka rënë nga 1,626 dollarë në 1,463 USD. Sipas pronarëve të dyqaneve, dyndja e njerëzve drejt produkteve të Apple është zbehur e për rrjedhojë, i është dashur të ulin çmimet për të pasur shitje.

Shumë platforma të tregtisë online në Kinë kanë nisur gjithashtu strategjinë e uljes së çmimeve për të promovuar shitjet. Në platformat Su’ning dhe Tmall, disa iPhone shiten në 354 dollarë, që është shumë më lirë se në çdo faqe zyrtare të Apple.

Në JD.com, çmimi i iPhone 8 me 65G, ra me 103.5 dollarë, ndërsa çmimi i iPhone 8 plus, me 133 USD. Pavarësisht kësaj strategjie në Kinë, shumë blerës kanë thënë se uljet e çmimeve nuk janë ende të mjaftueshme, duke marrë parasysh çmimin gjigant origjinal.

Advertisement