Danezët i gëzohen lëndimit të Xherdan Shaqirit

Xherdan Shaqiri është lënduar dhe nuk do të përballet me Danimarkën të marten e ardhshme në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

187
Xherdan Shaqiri


Danimarka dhe Zvicra janë ndër favoritët më të mëdhenj të Grupit D, dhe tashmë ata do të përballen mes vete më 26 mars.

Ndërkaq, Zvicra do të duhet të luajë pa futbollistin kosovar të Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, shkruan “Sport.tv2”, përcjell Zëri.             

“Në vend se të ishte në stërvitje me bashkëlojtarët, Shaqiri ishte në spitalin e Cyrihut të hënën”, shkruan mediumi në fjalë.

Advertisement

“Për shkak të një lëndimi në ijë, Shaqiri nuk do të luajë në ndeshjet eliminatore të Kampionatit Evropian kundër Gjeorgjisë dhe Danimarkës”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Zvicrës.

Image

“Për shkak të një lëndimi në ijë, Shaqiri nuk do të luajë në ndeshjet eliminatore të Kampionatit Evropian kundër Gjeorgjisë dhe Danimarkës”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Zvicrës./Zëri/

Burimi: Zëri