David Bowie artisti më me ndikim i shekullit 20? (VIDEO)

Bowie sipas kësaj ankete ishte më i votuar se Çarli Çaplin, Billi Holidej dhe Merlin Monro në kategorinë Entertrainers.

120

David Bowie është shpallur artisti më me ndikim i shekullit 20. Ky vendim u soll gjatë një ankete të zhvilluar nga programi BBC Icons, e cila fokusohet tek emrat më eminent të shekullit të kaluar.

Bowie sipas kësaj ankete ishte më i votuar se Çarli Çaplin, Billi Holidej dhe Merlin Monro në kategorinë Entertrainers.

Qëllimi i emisionit ishte që nëpërmjet votimit qytetarët ta zgjedhin artistin “më të madh” të shekullit 20. Përveç muzikanti janë përzgjedhur edhe sportistët më të mirë, artistët, politikanët dhe shkencëtarët.

Në kategoritë tjera fitues ishin Alan Tjuring, Ernest Shaklton dhe Nellson Mandela.

Advertisement

Vendimi përfundimtar për njeriun më me ndikim të shekullin 20 do të publikohet me 5 shkurt.