Déjà vu, shtyhet seanca parlamentare për nesër

Vazhdimi i seancës është prolonguar disa herë, prandaj është vendosur që seanca të shtyhet për nesër.

110
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë
Sot nuk do të mbahet seanca e Kuvendit për ndryshimet kushtetuese. Vazhdimi i seancës është prolonguar disa herë, prandaj është vendosur që seanca të shtyhet për nesër.

Gjatë ditës kryeministri Zoran Zaev ka biseduar me përfaqësues të subjektit të Bilall Kasamit për të gjetur një formulë teknike për shtetësinë, me qëllim që të arrihet deri tek numri i nevojshëm për votimin e amendamenteve kushtetuese.

Në ndër kohë vazhdojnë protestat para Kuvendit. Nga dje, protestave i është bashkangjitur edhe partia opozitare VMRO-DPMNE. Në protestë pritet ta merr fjalën lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.

Advertisement