Der Standard: Serbia dhe Kroacia bëhen bashkë për të dëmtuar imazhin e Bosnjës

Plani vlen si skandal, pasi shërbimi sekret kroat, kishte menduar si të vendoste armë nëpër xhamitë boshnjake dhe më pas të akuzonte shtetin fqinj se “ka lidhje me terrorizmin” dhe “radikalizmin islam”.

156

Gjatë vrasjes së rreth 50 besimtarëve muslimanë gjatë ditës së xhuma në Zelandë të Re, terroristi australian Brenton T. dëgjonte këngë çetnikësh që i thurin dititirambe vrasësit të boshnjakëve me emra muslimanë, Radovan Karaxhiqit, shkruan fillimisht austriakja “Der Standard”. Një këngë himn që promovon armiqësinë ndaj islamit.

Që Brenton ka qenë i interesuar për Ballkanin, kjo i ka rrënjët prej disa dekada më parë, kur armiqësia ndaj islamit në vitet 90-ta, solli edhe luftën e Bosnjës me 100 mijë të vdekur, prej të cilëve 80 mijë ishin myslimanë, përcjell foldrejt.com.

Tentativa kroate për të diskredituar Bosnjën

Sipas një artikulli të gazetës austriake “Der Standard” dhe burimeve të brendshme të medias boshnjake “Zurnal”, së fundi, edhe Kroacia ka përgatitur një plan për të diskredituar Bosnjën. Plani vlen si skandal, pasi shërbimi sekret kroat, kishte menduar si të vendoste armë nëpër xhamitë boshnjake dhe më pas të akuzonte shtetin fqinj se “ka lidhje me terrorizmin” dhe “radikalizmin islam”.

Advertisement

Kjo duhet të jetë përgatitur edhe me ndihmën e diplomatëve kroat në vend.

Plani ka dështuar falë intervenimit të shërbimit sekret boshnjak. Kurse vetë ministri i sigurisë në Sarajevë, Dragan Mektic, ka pranuar planin skandaloz kroat.

“Kjo është një luftë hibride e shtetit fqinj për të diskredituar përpara Europës Bosnjën dhe Hercegovinën,” përcjell foldrejt.com, lajmin e medias austriake.

Vetë presidentja kroate  Kolinda Grabar-Kitarović, në janar 2016, pohoi se në Bosnjë ka “10 mijë muslimanë radikalë.”

Kroacia zyrtarisht mbështet forcat ekstremiste në Hercegovinë, që kërkojnë ndarjen nga Bosnja – kjo ka shkaktuar edhe zemërim në Bundestagun gjerman. Por në të njëjtën kohë, në interes të politikave të saj është që të ndajë banorët në baza etnikë dhe fetarë.

Aleanca nacionaliste

Në fund media austriake jep edhe një paralele dhe fakt interesant. Sipas saj, në vitet 1990-ta, “vehabistët arab erdhën për të luftuar në Bosnjë dhe Hercegovinë nga aeroporti i Zagrebit.”

Prej atëherë Bosnja fitoi imazhin e keq te ndërkombëtarët, si nje vend radikal.

“Prej kohësh Serbia dhe Kroacia kanë lidhur një aleancë – si në vitet e luftës – për të dëmtuar imazhin e Bosnjës,” përcjell foldrejt.com.

Në janar 2019, ambasadori kroat në Bosnjë, Ivan Del Vechio, skandalizoi kur mori pjesë në festën e Republika Srpska në Banja Lukë,  një festë që përkujton (tenton) të ndajë në baza etnike Bosnjën dhe Hercegovinën./Foldrejt.com