Pesë librat që mund ti lexoni në fundjavë

249

Pesë librat që mund ti lexoni në fundjavë

Leximi dhe librat ofrojnë mundësinë e ngritjes intelektuale dhe imagjinatën e njeriut. Shkenca ka dhënë edhe detaje tjera për efektet pozitive që jep leximi tek njeriu. Njerëzit që lexojnë janë më të aftë të kuptojnë problematikat, janë më analitik dhe kanë vizion më të qartë për atë se çfar duan për veten e tyre dhe të shoqërisë. Edhe në segmentet e jetës së biznesit dhe të politikës, efekti i leximit ndihmon shumë. CEO më të suksesshëm në botë, për një vit lexojnë rreth 40 – 50 libra kurse politikanët më të suksesshëm mbi 30 libra në vit. Ne do të ua ofrojmë librat që mund ti lexoni gjatë fundjavëve.

 

  1. Julia Navarro, Vëllezëria e përluhurës së shenjtë. Flet për një grup të njerëzve të padukshëm që tentojnë të vjedhin dhe të zhdukin pëlhurën e shenjtë që vijnë nga koha e Jezu Krishtit, kurse nga ana tjetër detektivët mundohen të gjejnë fajtorët. Ngjarja nisën në Torino të Italisë dhe ndërlidhet me një grup global të ngjarjeve, nga Turqia në New York të SHBA-ve.
  2. Tre bijat e Evës, Elif Shafak. Përshkruan ngjarjen e një vajze që rritet në rrugët e Stambollit nga një familje mesatare dhe që vazhdon studimet ne Angli. Romani përshkruan gjendjen e Turqisë mes fesë dhe laicizmit, ideologjive tjera dhe ndikimet e tyre në jetën e shoqërisë turke në shtetin e Turqise moderne.
  3. Sapiens, Yuval N.Harari. Një histori ndryshe e racës njerëzore nga sapiensët deri tek ditët e sotshme. Përshkrim ndryshe e historisë njerëzore.
  4. Origjina,Dan Brown. Kush i ka lexuar librat e Dan Brown, Kodi i Da Vinçit, Engjuj dhe djaj, e dinë mirë kush është Robert Langdon. Profesori i simbologjisë dhe ikonografisë në Harward përballet me një sfidë të re. Romani i stilit të Dan Bwornit edhe këtu të mban me një frymë të lexosh librin.
  5. Valë të nxehta në Berlin, Dymphna Cusack. Libri është një histori tejet tërheqëse dhe një zbulim tronditës për të gjithë. E këshillojmë nxehtësisht lexuesit e rinj që të lexojnë./Telegrafi.mk