Dua Lipa edhe një herë bën historinë, fiton dy çmime Grammy (Video)

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka fituar dy çmime “Grammy”.

180

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka fituar dy çmime “Grammy”.

Ajo fillimisht është shpërblyer për bashkëpunimin me Mark Ronson dhe Diplo, ‘Electricity’, duke u zgjedhur si kënga më e mirë  ‘Dance’ e vitit.

Bukuroshja shqiptare, pos kësaj ka fituar edhe çmimin “Artistja më e mirë e vitit”, përcjell TelegrafiMK.

Image
“Jam artiste me dy çmime Grammy!!! Jam shumë e përulur dhe mirënjohëse në këtë moment. I dërgoj shumë dashuri fansave të mi, familjes sime, ekipit tim, të gjithë artistëve të mahnitshëm me të cilët kam punuar dhe bashkëpunuar. Një ëndërr e vërtetë është realizuar! Faleminderit!!”, ka shkruar Lipa në Instagram.

Dua Lipa është këngëtarja shqiptare që sapo ka fituar çmim në Grammy Awards. Ajo është shpërblyer në kategorinë  ‘Kënga më e mirë e zhanrit Dance’ (për “Electricity”, bashkëpunimin me dyshen “Silk City” që përbëhet nga Diplo dhe Mark Ronson).

Image
Advertisement

Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja Dua Lipa përmes një postimi në Twitter. Ajo është shprehur tejet e emocionuar dhe thotë se e ka të vështirë ta besoj.

“Nuk mund të besoj që kjo është e vërtetë”, ka shkruar ndër të tjera Lipa.