Durrës kthehet në vatër të COVID 19

Durrësi kthehet në vatër të nxehtë të të infektuareve. Gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitive me COVID 19 edhe 8 persona të tjerë. Në total në qytetin e Durrësit janë 17 të infektuar. 8 rastet e fundit janë që të gjithë punonjës të fasonerisë “Endi shpk” në lagjen 13 të qytetit. Që nga rasti i parë i infektimit tek një punonjëse e kësaj rrobaqepsie, janë marrë masat për vendosjen në karantinë për 276 punonjës në total. Ata janë urdhëruar nga autoritetet shëndetësore që të qëndrojnë në shtëpi për 14 ditë duke i paralajmëruar që askush të mos thyejë rregullat e karantinës. Burime nga inspektoriati i epidemiologjisë në Durrës bëjnë të ditur se shumica e personave të infektuar janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore/tvsh