Epidemia e fruthit, vaksinim i obligueshëm edhe për nxënësit e shkollave fillore

Ministria për momentin nuk ka vendosur masa të reja për ndalimin e epidemisë, mirëpo ministri ka shtuar se po e percjellin situatën me vëmendje.

144

Pas shpalljes së epidemisë së fruthit në të gjithë vendin, ministri i shëndetësisë ka deklaruar se fëmijët e pa vaksinaur, nuk do të pranohen as në shkolla fillore.

Edhe pse sipas ligjit arsimi fillor është i obligueshëm, Filipçe ka shtuar se nuk do të ketë nevojë për ndryshime në ligj, por do të shfrytëzohet vendimi nga Gjykata Kushtetuese për vaksinim të obligueshëm kundër sëmundjeve ngjitëse.

Ministria për momentin nuk ka vendosur masa të reja për ndalimin e epidemisë, mirëpo ministri ka shtuar se po e percjellin situatën me vëmendje.

Deri të premtën të gjitha qendrat shëndetësore do të pajisen me MRP vaksina shtesë. /Telegrafi.mk/

Advertisement