Euromonitor: Hong Kongu i pari, mbizotërojnë qytetet aziatikë

Hulumtuesi britanik i tregut, Euromonitor, ka publikuar raportin e vitit 2018 të 100 qyteteve më atraktive, ku ka marrë në studim vizitorë ndërkombëtarë që kanë udhëtuar në mbi 600 destinacione të ndryshme.

79

Hulumtuesi britanik i tregut, Euromonitor, ka publikuar raportin e vitit 2018 të 100 qyteteve më atraktive, ku ka marrë në studim vizitorë ndërkombëtarë që kanë udhëtuar në mbi 600 destinacione të ndryshme.

Për të ofruar rezultate sa më të sakta, sondazhi ka përjashtuar disa kategori të udhëtuesve, si vizitorët brenda vendit, udhëtimet ditore, njerëzit në tranzit dhe pasagjerët në anije.   Në dhjetëshen kryesore mbizotërojnë qytetet aziatik. Hong Kongu qëndron destinacioni më popullor në botë, ndërkohë që turistët nga jashtë pritet të kalojnë 30 milionë këtë vit.  Numri i vizitorëve në këtë qytet është rritur me 7% në vitin 2018, nga 5% që ishte vitin e kaluar.

Pozicioni i qytetit aziatik dhe aksesi i lehtë, e kanë kthyer në një magnet të vizitorëve nga Kina, që zë rreth 50% të totalit.  Bangkoku vjen në vend të dytë me mbi 23 milionë vizitorë për këtë vit.   Singapori renditet në vend të katërt ndërsa Macau në të 5-in,  pasi ka shfrytëzuar emrin si Las Vegasi i Azisë. Macau tërheq turistë brenda dhe jashtë rajonit dhe ka përfituar nga shumë projekte të mëdha infrastrukture.   Jashtë Azisë,  rënia e paundit ka ndihmuar Londrën që të kthehet në qytetin e tretë më të vizituar, me mbi 20 milionë turistë për këtë vit.

Qyteti tjetër europian në listë, Parisi, ka rënë në vend të 6, pavarësisht rritjes së vizitorëve me 6.5% nga viti 2017.  Në Lindjen e Mesme, Dubai ka zuri vendin e 7 me 16.5 milionë vizitorë. I vetmi përfaqësues i Amerikës është New Yorku, në pozicionin e 8, ndërkohë që rivali më i afërt është Miami në vend të 22.

Advertisement

Në rritjen e turizmit po ndikojnë rimëkëmbja e ekonomive në zhvillim si Kina dhe India së bashku me rritjen e aksesit në udhëtimet ajrore dhe kërkesat më të lehta për viza.

Artikulli i plotë: https://blueswandaily.com/wp-content/uploads/2017/11/Euromonitor-International_WTM-London-2017_Top-100-City-Destinations.pdf