Fenomeni i Shamive në Zelandën e Re (VIDEO)

125
Solidarizimi i grave jo-myslimane në Zelandën e Re me familjet që pësuan nga sulmet në xhami gjatë sulmit terrorist

Solidarizimit të grave në jo-myslimane në Zelandën e Re, përmes vendosjes së shamisë, është bërë fenomen dhe po shtrihet në formë virale në të gjitha rrjetet sociale dhe mediet vizive.

Përpos solidarizimt dhe empatisë së shprehur këto gra po i mbajnë një leksion shumë domethënës vendeve ku ndalohet shamia myslimane.

Shoqëria e Zelandës së re është treguar mjaft vetëdijshme dhe empatike në rastin e të vrarëve në dy xhamitë nga sulmi terrorist i Brendon Tarrant-it

Sipas një hulumtimi të zhvilluar nga World Values Survey dhe i pulbikuar nga Pew Research Religion, gjatë viteve 2011-2012, më pak se 2% e e të intervistuarve janë shprehur se “nuk duan” fqinj të një feje tjetër.

Me një fjalë vetëdija dhe dëshira për mirëkuptim dhe bashkëjetesë, thuhet të jetë e një niveli shumë të lartë. /telegrafi.mk

Advertisement