“Fergusoni” i ri, United gati të mbajë Solskjaer me kontratë milionere

89

Manchester United është duke kaluar një periudhë të artë që kur në drejtimin e skuadrës u vendos Ole Gunnar Solskjaer.

Tekniku norvegjez mori drejtimin e Manchester United dhjetorin e vitit të kaluar, duke koleksionuar gjithsej 17 takime në stolin e “Djajve të Kuq”, nga të cilat 14 i ka fituar, 2 i ka barazuar ndërsa ka pësuar vetëm 1 humbje.

Por pavarësisht kësaj ecurie mjaft të mirë, qëndrimi i tij në “Old Trafford” duket se është ende në pikëpyetje. Kjo pasi 46-vjecari është ende nën kontratë me Molden, skuadër që ai drejtonte para se të merrte përkohësisht drejtimin e United.

Drejtuesit e klubit anglez do të përpiqen të arrijnë një marrëveshje me norvegjezët, në mënyrë që ata të lejojnë teknikun të qëndrojë në Manchester, madje sipas mediave angleze janë gati që të derdhin në arkat e klubit 6 milionë paund. Tashmë pritet reagimi i drejtuesve të Moldes lidhur me këtë lëvizje të anglezëve.

Advertisement