Fituesit e “Këngës Magjike” 2018-të

361

Mbrëmë ka përfunduar edicioni i 20-të i festivalit Kënga Magjike fitues i të cilës është zgjedhur Flori Mumajesi me këngën “Plas”.

Më poshtë mund ta gjeni listën e plotë të fituesve:

Vokali më i mirë femëror shkoi për Venera Lumani me këngën “Lind për ty”.
Çmimi për grupin më të mirë shkoi për “Revolt Klan” me këngën “Ndriço.
Çmimi i Televizionit Klan shkoi për Klajdi Haruni me “Nuk të dua dot më pak”.
Çmimin artisti i ri e fitoi Wendi Mancaku” me këngën “Ëndrra ime”.
Çmimin ‘Çesk Zadeja’ e fitoi Erik Lloshi “Mos urre”.
Çmimin kënga stil e fitoi Rovena Dilo ft. Onati me këngën “Ma jo”
Çmimi ‘Best Duet’ – Flori Nazifi & Inis Neziri me këngën “Fli në krahët e mi”.
Çmimi artisti më i mirë sipas votimeve në web e kanë fituar Fifi & Mc Kresha me këngën “Psikopatja jote”.
Çmimin ‘Best Euro Trend’ e fituan Manuel Moscati dhe Matteo Beccuci me “Sempre”.
Çmimin e Produksionit Jon Music e fitoi “Kejsi Tolaj “Më ke mua”.
Çmimin e kritikës e fitoi Rozana Radi me “Kur përfundon një dashuri si e jona”.
Çmimin për vokalin më të mirë mashkullor, e fitoi “Mentor Haziri me këngën “Më ke vra”.
Çmimi RTV 21- Ardit Cuni dhe Daniela Toci me këngën “Qaj”
Çmimi “Magjia e parë”- Lorenc Hasrama dhe Olsi Bylyku “Si të flas”
Çmimi “Best to invest”- Krusita “Akull”
Çmimi ‘Etno Trend’- Artiola & Bruno “Po digjem”
Çmimin performanca më e mirë e fitoi Ronela Hajati “Vuaj”
Çmimi i interpretimit Era Rusi “Mos ma merr”
Çmimin për baladën më të mirë e mori Flori Mumajesi me këngën “Plas”
Çmimin kënga më e mirë e fitoi Aurela Gace dhe Eli Fara “Zemra Rratatata”
Vendi i tretë- Fifi & Mc Kresha me këngën “Psikopatja jote”
Vendi i dytë- Aurela Gace dhe Eli Fara “Zemra Rratatata”
Vedni i parë- Flori Mumajesi me këngën “Plas”

Edhe këtë edicion emrat e mëdhenj të muzikës shqipe u ngjiten në skenën prestigjioze derisa edhe emrat e rinj dhe talentët e zbuluara së fundi nuk munguan./KultPlus.com

Advertisement

Dëgjoni këngën fituese të Flori Mumajesit.