Frankfurter Allgemeine Zeitung, rezoluta e Kuvendin të Kosovës i ka bërë të ditur Serbisë se është e gatshme për dialog

166

Frankfurter Allgemeine Zeitung, Gazeta prestigjioze Gjermane i ka kushtuar një shkrim zhvillimeve të fundit në Kosovë, duke thënë se Kosova i ka bërë të ditur Serbisë se është e gatshme për dialog.

Sipas gazetës gjermane, kjo porosi u bë pas votimit të Projekt-Rezolutës në Kuvendin e Kosovës, për dialog me Serbinë, njofton Klan Kosova.

Në këtë artikull shkruan se tensionet midis këtyre dy vendeve janë thelluar edhe më tej, pasi që Kuvendi i Kosovës ka votuar tre projektligjet për transformimin e FSK-së në Ushtri.

Fazi këtë shkrim për Kosovën e shoqëron me fotografitë e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, i cili është i rrethuar nga bashkë-partiakët e tij.

Advertisement