Gazë – Mbërrijnë ndihmat nga Turqia për të luftuar me COVID-19

Këto ndihma në materiale mjekësore, të cilat hynë në Rripin e Gazës përmes Pikës Kufitare “Karm Abu Salem”, do të merren në dorëzim nga Ministria e Shëndetësisë së Palestinës.

Avioni i ngarkesave të Linjave Ajrore Turke (THY), i cili transportonte materialet mjekësore të dërguara nga Turqia për Palestinën në kuadër të luftës me koronavirusin e ri, qe ulur më 30 prill në Aeroportin “Ben Gurion” në afërsi të kryeqytetit Tel-Aviv të Izraelit.

Materialet e ndihmave qenë zbritur në terminalin e ngarkesave të këtij aeroporti nën mbikëqyrjen e autoriteteve të Ambasadës së Turqisë në Tel-Aviv dhe pas procedurave zyrtare të nevojshme qenë dërguar më datë 5 maj në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor të pushtuar.

Shefi i misionit të përkohshëm të Konsullatës së Përgjithshme të Turqisë në Jerusalem, ambasadori Ahmet Riza Demirer, i pati dorëzuar materialet mjekësore gjatë një ceremonie të organizuar në objektin e Ministrisë së Shëndetësisë së Palestinës në Ramallah.

Ngarkesa prej 15 tonësh me ndihmat mjekësore të Turqisë për të mbështetur luftën e Palestinës me COVID-19 konsiston në 40.000 komplete diagnostikuese, 100.000 maska të llojit “N95”, 40.000 veshje mbrojtëse, 100.000 doreza, 20.000 syze mbrojtëse, 2.000 litra dezinfektues, 20.000 kanula (gyp) nazale për oksigjenim, 2.000 maska oksigjeni dhe 4 aparate PCR./trt

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here