Genti i rrugës së Kavajës

Marshall McLuhan duket se ka folur vetëm për zgjatimet e bukura, noti, vrapi, biҫikleta e tjerë, si zgjatime dëshirash të epërme të njeriut, me idenë se të trishtat nënkuptohen.

300
Gena Bakiasi

Mbi gjunjët mbledhur anës  rrugës së Kavajës kishte një libër të vjetër, shijonte leximin pa i bërë përshtypje  zhurma. Urbanët e kombinatit që vinin e shkonin ҫdo ҫerekore, grumbullonin njerëz si pas një lufte të frikshme pa marrë parasysh njgjeshjen e tyre apo aromat  e pakëndëshme të gjellëve të djegura nga njerëzit. Urbanin e quante “Romani  Shkëndiat e jetës” se atje njerëzit kishin vetëm numra jo emra. Emri ishte vetëm për ata që trajtoheshin si qytetarë.  Kjo gjë jo se nuk e mërziste kur e shikonte por ai e dinte që ishte dhe vet një numër pa emër ndaj vazhdonte leximin.   

I përfshirë në lexim i hapi sytë aq  shumë mbi rreshta  sikur të shikonte humnera të vullkanizuara dhe përpirja e tij  ishte e sigurt nga llava shkrumbuese.   ̵  Edhe  ti këtu në mes të rrugës ku të qëndron shpirti, na bëhesh bela. ̵  i tha Vjollca me një zë të ҫjerrë, kjo grua që rri futur në një kioskë në rrugën e Kavajës; po tu bier rasti e shikoni.  Djali u dha këmbëve të mendjes shpejtësi, doli nga humnerat dhe u gjend i zbritur në të përditshmen e mërzitshme. Duhej të shtynte karrocën që i zgjaste ecjen pak më tutje, pasi aty pengonte sekserllëqet e Vjollcës të lyera me administratën shtetërore.  

Zgjatim i trishtë ishte karroca rrakatel e djaloshit të ri, zgjatim që të mundëson njëfarë ecje.  Ai e pëlqente atë vend se aty kalonte shpesh një vajzë  që i pëlqenin shumë lulet të shitura në rrugë. Sa here blinte një tufë i dhuronte një lule Gentit bashkë me buzëqeshjen e saj. Po dhe aty e  debonin, ishte i tepërtː kujt dreqin i duhet një varfanjak që  nuk  mund të ecë, kaq pak dashuri ndiente ai nga  shoqëria jonë.  

Marshall McLuhan duket se ka folur vetëm për zgjatimet e bukura, noti, vrapi, biҫikleta e tjerë, si zgjatime dëshirash të epërme të njeriut, me idenë se të trishtat nënkuptohen. Mirëpo ka ca zgjatime të normativës administrative që duhet ti bëj dhe nuk i bën administrata. Si një organizatë private ajo nuk zgjatet aty ku nuk përfiton gjë. Nuk merr mundimin të artikulojë politika në ndihmë  të qytetarëve fatkeq. Ajo është e pasur për të pasurit, është e varfër për të varfërit.  Pse duhet ti dhurojë djalit ndihmë sociale?!  

Advertisement

Adminiastrata nuk ka punonjës socialë të intergruar me filozofi komunikimi, psikologji dhe sociologji. Ky ngelet  një vegim brilant i Paul Watzlawickit për shoqëritë si e jona.  Problematika të tilla prodhohen nga një bashkëveprim difektoz komunikimi, nga një fushë me mjedis të ҫakorduar ku gjeneron mangësira sociale. Është një matric ku prodhon konflikte të vazhdueshme, individ administratë. Nuk ka një shkak linear një shkak fillestarë indiferenca deviante e administratës. Ajo është një sistem ngjarjesh, një bashkëveprim gjithëpërfshirës që krijon tipologji pune përjashtuese ndaj qytetarëve si Genti,  me karrocën rrakatelë të shtyrë me duar për të zgjatur ecjen si një mit sizifian të pafundëm.   

Shkruan: Gena Bakiasi