Gjenerali në pension paralajmëron të mos lejohen që Kina të dominojë rrjetet 5G

Dëshira e Kinës për të dominuar teknologjinë e re celulare përbën një kërcënim global që duhet të pengohet nga një rrjet i ri dhe i sigurt. Paralajmërimi ka ardhur nga një ish-zyrtar i administratës së Donald Trump, thirrja e të cilit për një rol më të zgjeruar të qeverisë amerikane shkaktoi një trazirë vitin e kaluar.

153

Sipas gjeneralit, Robert Spalding, i cili u largua nga Këshilli i Sigurimit Kombëtar vitin e kaluar, Kina do të fitojë një aftësi për ndjekjen dhe mbikëqyrjen masive nëse dominon rrjetet e avancuara 5G që lidhin miliarda pajisje.

“Sa më të lidhur jemi dhe 5G do të na bëjë akoma më të lidhur, aq më të prekshëm bëhemi”, tha Spaldin, i cili tani është në pension.

Përmes një interviste për ‘Bloomberg’, ai konfirmoi autorësinë e kujtesës, duke deklaruar se e kishte shkruar atë ditët e fundit dhe e kishte shpërndarë tek profesionistët e sigurisë kombëtare. Ky plan që ai mbështeti një vit më pas ngjalli protesta nga rregullatorët republikanë, ligjvënësit dhe kompanitë celulare me argumentin se kjo do të zvogëlonte rolin e kompanive private.

Advertisement

Ndërkohë, administrata e Trump është në një fazë bisedimesh të tensionuara me Kinën dhe ka ndërmarrë hapa për të kufizuar prodhuesit e saj të pajisjeve të telekomunikacioni, , Huawei Technologies Co. Zyrtarja kryesore financiare e kompanisë u arrestua në dhjetor me akuzat për shkelje të sanksioneve kundër Iranit.

Trump dhe industria e wireless e SHBA kanë përqafuar rrjetin 5G dhe në tetor të vitit të kaluar presidenti urdhëroi një politikë kombëtare për të siguruar që Shtetet e Bashkuara të udhëheqin rrjetin e avancuar 5G.

Spalding në memorandumin e tij e përshkruan një të ardhme të dominuar nga Kina, duke shtuar se kjo e fundit kontrollon tregun për pajisjen e lidhura me internetin.

Kështu, ai propozoi një rrjet që do të ndërtohet në tre vjet duke përdorur teknologjinë për të monitoruar pajisjet e rrjetit dhe “izoluar ato nga kundërshtari nëse ato bëhen të gjurmueshme”, duke mos përmendur përfshirjen e qeverisë.

Pjesëmarrja e drejtpërdrejtë nga qeveria federale në ndërtimin e një rrjeti pa tel të destinuar për përdorim komercial do të ishte një largim nga tradita dhjetëvjeçare e licencimit të ankandeve tek kompanitë e telekomunikacionit për të ndërtuar rrjetet e tyre.