Gjenerata Z

176
Abil Baush

Nëse jeni një mësues ose profesor, iu duhet patjetër të ballafaqoheni me dilemën për të menduar dhe vepruarit rreth gjeneratës Z, ose asaj që shumica e quajnë “brezi i internetit”. Duke qenë se sot mësimdhënësit në një farë moshe kanë edukuar dhe mësuar më së shumti gjenerata në të kaluarën, ata duhet patjetër të përditësohen me karakteristikat e këtij brezi. Ata e kanë të patjetërsueshëm të konsiderojnë zhvillimin e teknikave të ndryshme të mësimdhënies që u përshtatet arritjes së objektivave të edukimit të kësaj gjenerate.

Në përpjekje për të kuptuar mënyrën sesi nxënësit dhe studentet e sotëm mësojnë dhe nxënë dituri, por edhe si te ata e nxitin të mendimin kritik, do të duhet të shohim disa karakteristika dhe cilësi rreth mënyrës sesi kjo gjeneratë dallohet në botën ku jeton dhe vepron.

Çfarë është “Gjenerata Z”?

Me gjeneratën Z  përcaktohen individët që kanë lindur pas vitit 1995, dhe sigurisht sipas klasifikimit sociologjik ata janë të ndryshëm nga paraardhësit e tyre të quajtur “Millenials” (mivjeçarët). Gjithashtu shpjegohet se nëse gjenerata “Millenials” është gjenerata ose brezi i parë i internetit. Gjenerata Z ka më shumë qasje në aplikacionet të cilat sigurojnë përgjigje dhe feedback të çastit. Sipas asaj që ne do i referohemi në këtë shkrim gjenerata Z përfshin të lindurit “në fillimet e 2000 deri në fillimet e 2020”.

Advertisement

Nga studimet e bëra për gjeneratën Z thuhet për prindërit se ata që vërejnë për fëmijë e tyre është se si aksesojnë një “smart paisje” (smart device), si dhe të menaxhojnë katër ose pesë ekrane në të njëjtën kohë, ndërsa sa u përket mësuesve ata shprehen se gjenerata Z është më konfuze se ‘Millenials”, dhe se truri i tyre është me tepër i përgatitur për të dhënë se sa për të marrë.

Gjenerata Z, dallon prej gjeneratave tjera, pasi këto gjenerata përfaqësojnë individë ose njerëz me moshë të përafërt, të cilët kanë përjetuar ngjarje të rëndësishme historike gjatë një periudhe kohe. Referuar teorisë së Mannheim, brezat përfaqësojnë vetëdijen sociale dhe perspektivën e të rinjve gjatë pjekurisë të tyre në një kohë dhe vend të caktuar. Dhe sigurisht që gjatë kësaj periudhe duhet të ketë zhvillime historike, të cilat i gjejnë këta individë në rininë e tyre. Ndaj nëse një gjeneratë ose brez arrin të shfaqë një vetëdije të dallueshme do të varet pikërisht nga ritmi i këtyre ndryshimeve shoqërore.

Me çka karakterizohen nxënësit të gjeneratës Z?

Ata kanë një mentalitet digjital e të kuptuarit (“Think Digital”). Nxënësit mendojnë dhe veprojnë si në mënyrën e shfrytëzimit e aplikacioneve që i kanë në smartphonet e tyre.

Leksionet dhe mësimet e gjata nuk janë për ata, ata janë të krijuar për “multitasking” përdorin shumë programe në të njëjtën kohë, ndaj për t’i bërë këta nxënës ose studentë të interesuar dhe të vëmendshëm në klasë duhet të përdoren teknika të ndryshme mësimdhënie.

Ata kërkojnë komunikim dhe feedback të çastit, ata këtë gjë e arrin me lehtësi përmes Skype, facetime, WhatsApp, Viber, Facebook, Instagram,  etj. një fakt që mësuesit duhet ta marrin në konsideratë.

Ata janë me të zënë se paraardhësit e tyre, pra kanë plot aktivitete, ndaj duhet që çdo koncept i ri të jetë i prezantuar për rëndësinë që ka dhe sesi ai mund të aplikohet në botën reale, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të tërheqë vëmendjen e këtyre nxënësve për ta pranuar dhe përqafuar si koncept, si dhe për ta aplikuar atë.

Si mëson dhe si duhet mësuar “Gjenerata Z”?

“Gjenerata Z” përfaqësohet nga nxënës dhe studentë të etur dhe të zhytur në botën e teknologjisë, ndërkohë që aftësitë e nxënies së shekullit të 21-të përfshijnë: mendimin kritik, komunikimin, të menduarit kreativ, si dhe bashkëpunimin.

Nëse e vëmë re, ky brez tashmë në pjesën më të madhe të kohës komunikon në forume online dhe madje në këtë mënyrë përgatitet edhe detyrat e shtëpisë. Kjo do të thotë se ky brez përmes teknologjisë mund t’i menaxhojë të katër këto aftësi (mendimin kritik, komunikimin, të menduarit kreativ, si dhe bashkëpunimin) në të njëjtën kohë, që i bën ata për nxënien e diturive të reja ti bëjnë në të njëjtën kohë, për dallim me gjeneratat e tjera që kryejnë detyrat veçmas.  Gjithë kjo duhet pasur kujdes se si realisht përdoren metodologjitë që i shkojnë përshtat kësaj gjenerate.

Pra, ajo çka duhet të bëjmë si edukatorë të brezit të ardhshëm është që këta nxënës të etur t’i edukojmë sipas nevojave të tyre, të mos harrojmë “se ata nuk e kujtojnë apo e mbajnë mend botën pa teknologji”.

Pra, duhet të kuptojmë se ky brez e percepton botën vetëm përmes teknologjisë, dhe për sa u përket studimeve shpjegohet se ndër të gjitha gjeneratat, “Gjenerata Z” është brezi më i aftë për t’u vetë-informuar, vetë-mësuar. Referuar kësaj mënyre nxënie sipas studimeve për nxënësit amerikanë, vihet re se 33% e tyre i ndjekin leksionet online, 20% e tyre i lexojnë tekstet e librave në tablet, si dhe 32% e tyre mësojnë dhe bëjnë punë online në grup me shokët e tyre të klasës.

Gjenerata Z, do të përfaqësojnë 40% të konsumatorëve deri në vitin 2020. Ata kanë një qasje shumë të ndryshme në jetë për dallim nga gjeneratat e mëparshme, dhe ata vënë gjithë besimin e tyre në arsim. Ata e konsiderojnë arsimin për t’i përgatitur ata dhe për zhvilluar jetën e tyre profesionale dhe në të njëjtën kohë për të siguruar karrierën afatgjatë.

Në këtë drejtim, ata ndryshojnë nga mijëvjeçarët për të cilët arsimi lidhet me njohuri të përgjithshme, dhe jo aftësitë për të punuar. Karriera është e rëndësishme për ta, sepse ata vërejnë se modeli i karrierës të fëmijëve të mijëvjeçarit (gjenerata baby-boom) nuk është i përshtatshëm për ta. Gjenerata Z kthehet në zhvillimin e karrierës nëpër korporata.

Megjithatë, ne mbetemi të kujdesshëm në lidhje me atë që mund të projektohet në një brez kur ata mbeten ende  kaq të rinj. Donald Trump mund të jetë presidenti i parë i SHBA-ve, që gjenerata Z do ta njoh atë kur ata mbushin 18 vjeç, për dallim nga kontrasti që formuan George W. Bush dhe Barack Obama me kornizën e tyre të një debati politik për gjeneratën mijëvjeçare.

Çfarë duhet bërë?

Kujdes të veçantë duhet të kemi shoqëritë tona të cilat pa e kaluar mirë peridhën e modernitetit, gjegjësisht periudhën industrialo teknologjike, futemi në një zonë përmes një hopi apo kërcimi tutje, në terrenin që mund të konsiderohet sfidues dhe i rrezikshëm. Qeveritë, ministritë dhe shoqëria civile duhet të krijojë plane dhe platforma përkatëse edukimi sa i përket adaptimit të teknologjisë dhe qasjes që gjeneratat e vjetra duhet ta kenë ndaj të rejave. Tëhuajsimi është evident. Megjithatë, krijimi i kurrikulave përkatëse do të ishte një lehtësim për shoqërinë tonë.

Shkruan: Abil Baush