Goditet me grushta mjeku në Spitalin e Tetovës!

320

Dje në Spitalin e Tetovës ka ndodhur një zënkë mes dy mjekëve të punësuar. Ngjarja ka ndodhur në orën 9 të mëngjesit, ku mjeku hirurg XH.E ka qenë duke punuar tek një pacient, ku ka hyrë instruktorja bashkë me disa studentë. Mjeku hirurg XH.E, i ka urdhëruar që të dalin jashtë, instruktorja në fillim ka bërë rezistenecë por më pas ka dalë jashtë dhe ka kërkuar që të merren masa ndaj sjelljes së mjekut.

Ne Spital ka arritur bashkëshorti i saj i cili gjithashtu është i punësuar në Siptalin e Tetovës B.F dhe pas një zënke, B.F e ka qëlluar me grushta XH.E.

Studentët të cilët kanë qenë prezent janë shqetësuar nga e gjithë ngjarja!

Advertisement