Golden globe 2019, fitojnë “Bohemian Rhapsody” dhe “Green Book”

Filmi biografik mbi jetën e legjendarit të “Kuin” Fred Mërkuri me titull “Bohemian Rhapsody” fitoi dy çmimet kryesore në ceremoninë e Golden Globe 2019. Këto çmime konsiderohen si paradhoma e çmimeve Oskar.

187

Tre Globe të artë për “Green Book”, dhe dy për “Bohemian Rhapsody”, dy për “Roma”, dhe vetëm një për “A star is born” ne Ceremonine e Golden Globe. Kjo shënoi hapjen e sezonit të çmimeve të kinemasë duke e shpallur “Green book” komedinë më të mirë.

Filmin për jetën e Fredi Mërkurit u shpall filmi më i mirë dramatik. Ndërsa ishte një zhgënjim për “A star is born”, i kandidurar për pesë çmime duke marrë vetëm atë të këngës më të mirë “Shallou” të Ledi Gagas.

Çmimin e aktores më të mirë që jepet nga Hollivud Foreign Press Association, e mori Glen Klouz për filmin “Bashkëshortja”. Rami Malek, i cili luajti rolin e Freddie Mercury, u zgjodh aktori më i mirë protagonist. Aktori më i mirë jo protagonist u shpall Mahershala Ali për “Green Book”.

Filmi që fitoi dhe çmimin e skenarit më të mirë. “Roma” është filmi më mirë i huaj dhe Kuaron regjisori më i mirë.

Advertisement

Nominimet e plota dhe fituesit e çmimit Golden Globë i gjeni në linkun: www.goldenglobes.com/winners-nominees